Ndërlidhjet

Inzko: Integrimi në BE – prioritet i Bosnjës


Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnjë Hercegovinë, Valentin Inzko, tha se ky vend tash ka "një prioritet të ri, e ky është Bashkimi Evropian", pasi sipas tij, "kjo garanton stabilitet, liri të lëvizjes, investime, mirëqenie dhe jetë normale".

Në këtë aspekt, ai i tha agjencisë beogradase Beta, se "është e nevojshme, që të gjithë të kthehen kah e ardhmja, e jo kah e kaluara, e cila duhet të respektohet".

Ai vlerësoi se problemi më i madh në Bosnjë Hercegovinë është "zgjidhja e ngadalshme e çështjeve edhe kur kemi të bëjmë me çështje krejtësisht teknike".
XS
SM
MD
LG