Ndërlidhjet

Ekstremisti amerikan dëbohet nga Çekia


Policia e Çekisë e ka liruar ish liderin e grupit Ku Klux Klan, David Duke, dhe e ka urdhëruar që deri në mesnatë të braktisë Republikën e Çekisë.

Duke u arrestua të premten në bazë të ligjeve kundër ekstremizmit.

Ai po vizitonte Çekinë me ftesë të neo-nazistëve çekë, për të publikuar përkthimin e memoareve të tij, dhe planifikonte të mbajë fjalime në Pragë dhe Brno.

Duke ka qenë ndër pjesëmarrësit e një konferencë në Iran, para tri vitesh, ku diskutohej se a kishte ndodhur me të vërtetë Holokausti i hebrenjve evropianë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG