Ndërlidhjet

Talibanët largohen nga pjesa veriperëndimore


Talibanët në Pakistan thonë se janë tërhequr nga pjesa veriperëndimore e këtij vendi. Ata këtë territor e kishin marrë nën kontroll më herët këtë muaj.

Zëdhënësi i talibanëve, Muslim Khan, tha se tërheqja nga vendi Buner ishte gjest i vullnetit të mirë.

Zyrtarët e kanë konfirmuar tërheqjen nga Buneri në luginën Swat, gjatë ditës së djeshme, pasi qeveria kishte tërherqur vërejtjen se do ta përdorte forcën për t'i larguar ata nga ky territor.

Shtetet e Bashkuara i kanë akuzuar zyrtarët në Pakistan se u janë nënshtruar talibanëve.
XS
SM
MD
LG