Ndërlidhjet

Hilari Klinton fton libanezët për zgjedhje të lira


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, u ka bërë sot thirrje libanezëve që të zvillojnë zgjedhje të lira dhe demokratike, të cilat do të mbahen në muajin qershor.
Klinton ka udhëtuar në Bejrut pa paralajmëruar për bisedime me presidentin libanez, Mishel Sulejman, gjashtë javë përpara zgjdhjeve parlamentare në këtë vend.
Në votimet e qershorit, koalicioni, i cili ka mbështetjen e Perëndimit do të ballafaqohet me Hezbollahun dhe partitë tjera të mbledhura rreth tij që kanë mbështetjen e Iranit dhe Sirisë.
XS
SM
MD
LG