Ndërlidhjet

Shqipëria aplikon për në BE


Më 28 prill, Shqipëria e dërgon kërkesën për statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, tha sot kryeministri Sali Berisha.

Ai tha se vendimi për paraqitjen e kërkesës në Pragë të Çekisë, e cila e kryeson presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, është vendim "gjërësisht i konsultuar".

Këtë javë, pas qëndrimit të zotit Berisha në Paris dhe takimit me presidentin francez, Nicholas Sarkozy, presidenca franceze kumtoi se "Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe Franca plotësisht e mbështet këtë ide".
XS
SM
MD
LG