Ndërlidhjet

Brown vizitoi edhe Pakistanin


Kryeministri britanik, Gordon Brown, sot u takua me zyrtarët më të lartë pakistanezë, me ç'rast u diskutua për kërcënimin nga ekstremizmi dhe terrorizmi.

- Ne jemi të përkushtuar së bashku, që përpjekjet tona të arrijnë një nivel të ri. Sot, unë besoj se ne po e fillojmë një kaptinë të re në raportet ndërmjet dy vendeve tona, me intensifikimin e bashkëpunimit kundër terrorizmit dhe për mbështetje më të madhe për zhvillim në vitet që vijnë, tha Gordon Brown, në Islamabad, pas trakimit me presidentin, Ali Zardari dhe me kryeministrin, Raza Gilani.

Më herët gjatë ditës, zoti Brown kishte qëndruar në Kabul të Afganistanit, me ç'rast u takua me presidentin, Hamid Karzai.
XS
SM
MD
LG