Ndërlidhjet

Karl Bilt nuk merr leje për hyrje në Shri Lankë


Ministiri i Jashtëm i Suedisë, Karl Bilt, ka thënë se autoritetet e Shri Lankës nuk i kanë dhënë leje për hyrje në këtë vend në kuadër të misionit ndërmjetësues të Bashkimit Evropian.
Bilt është dashur që nesër bashkë me homologët francezë dhe britanezë, Benard Kushner dhe Dejvid Miliband, të udhëtojë në Shri Lankë, por lejen për hyrje e kanë marrë vetëm kryediplomatët e Francës dhe Britanisë.
Qëllimi i udhëtimit të zyrtarëve evropianë në këtë vend ishte rritja e trysnisë për arritjen e armëpushimit midis autoriteteve të Shri Lankës dhe Tigrave Tamilë.
XS
SM
MD
LG