Njëri nga aeroplanat zyrtarë të presidentit amerikan, Barack Obama, dje ka fluturuar ulët mbi Shtatoren e Lirisë në Nju Jork, duke shkaktuar shqetësime.
Aeroplani, që po fluturonte ulët në kuadër të një ndërmarrjeje për fotografim, ka shkaktuar alarm te disa banorë të Nju Jorkut, të cilëve u kujtoheshin sulmet e 11 shtatorit.
Zyrtarët e Nju Jorkut kishin paralajmëruar disa biznese për këtë zhvillim, por jo të gjitha agjencitë e qytetit dhe publikun.