Ndërlidhjet

BE: Sllovenia dhe Kroacia ta zgjidhin kontestin


Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Sllovenia dhe Kroacia, që ta pranojnë ndërmjetësimin ndërkombëtar lidhur me kontestin për kufi.

Në takimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, nga Sllovenia u kërkua që çështjen ta kaloj te një këshill ndërkombëtar i arbitrazhit, në mënyrë që Kroacia t'i kompletoj bisedat për pranim me BE-në deri në fund të këtij viti.

Në një takim të ndarë, BE-ja, poashtu, kërkoi nga Kroacia që ta pranoj arbitrazhin.

Në fund të javës së kaluar, bisedimet e Kroacisë me Bashkimin Evropian u pezulluan, që është një pengesë e madhe për ambicjet e këtij vendi për anëtarësim në BE në vitin 2011.
XS
SM
MD
LG