Ndërlidhjet

Irak: Arrestohet një lider i Al Kaidës


Kryeministri, Nuri al-Maliki konfirmoi se Abu Omar al-Baghdadi, njëri nga liderët kryesorë të Al Kaidës në Irak po mbahet në arrest nga autoritetet irakiane.

Zyra e Malikit tha se " terroristi kriminel Abu Omar al-Baghdadi është në duart e drejtësisë".

Forcat irakiane të sigurisë thanë se javën e kaluar e kishin arrestuar njeriun, që besohej të jetë Baghdadi, por ende janë duke e hetuar.

Maliki e quajti "fitore të re" të forcave të sigurisë arrestimin e Omar al-Baghdadi, të cilin e akuzon se është përpjekur të nxitë luftë civile.
XS
SM
MD
LG