Ndërlidhjet

SHBA: Dy shqiptarë dënohen me burg të përjetshëm


Dy vëllëzër shqiptarë janë dënuar më burgim të përjetshëm për shkak se kishin planifikuar vrasjen e ushtarëve në një bazë ushtarake, në emër të luftës së shenjtë të xhihadit kundër SHBA-ve.
Vëllëzërit Dritan dhe Elvir Duka janë dënuar me burgim të përjetshëm pa mundësi për ankesë, ndërsa i dyshuari i tretë, vëllau i tyre Shahini është duke pritur aktgjykimin. Ata bashkë me dy persona tjerë me prejardhje nga Jordania dhe Turqia kishin planifikuar që të sulmojnë bazën ushtarake Fort Diks në lindje Filadelfias.
Të dyshuarit ishin arrestuar në maj të vitit 2007, pas hetimeve 14 mujore të Byrosë Federale të Hetimeve.
XS
SM
MD
LG