Ndërlidhjet

Senati votoi projekt buxhetin për vitin 2010


Senati i Kongresit amerikan ka votuar pro miratimit të projekt buxhetit prej 3,4 bilionë dollarë për vitin fiskal 2010, që paraqet një fitore të madhe të presidentit, Barak Obama, i cili dje ka shënuar 100 ditëshin e parë në Shtëpinë e Bardhë.
Pa përkrahjen e republikanëve, Senati, i cili udhëhiqet nga demokratët, ka votuar me 53 vota pro dhe 43 vota kundër buxhetit me të cilin do të përcaktohen parametrat e shpenzimeve dhe ligjeve tatimore për vitin e ardhshëm fiskal, i cili fillon me 1 tetor.
XS
SM
MD
LG