Ndërlidhjet

Tadiq: Jemi në favor të negociatave


Duke u shprehur për Kosovën, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se Serbia "është në favor të negociatave, që do të çojnë te një zgjidhje kompromisi, zgjidhje të qëndrueshme".

Mëtutje ai theksoi se "Kosova nuk do të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, pa pëlqimin e Serbisë", duke shtuar se "ky fakt, herët ose vonë, do t'i bindë zyrtarët e Kosovës, që të kthehen në procesin e negociatave".

Në një intervistë për gazetën Veçernje Novosti, zoti Tadiq, tha se Serbia duhet të ketë "durim dhe optimizëm" dhe se rasti i saj për shqyrtimin e ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është "shumë solid".

"Ne dëshirojmë marrëdhënie më të mira të mundshme me shqiptarët, përkundër traumave të së kaluarës", tha Tadiq.

Sipas tij, një gjë është e sigurtë, "Serbia demokratike kurrë më nuk do të bëjë luftë, nuk do t'i kërcënoj qytetarët e vet dhe as ata në rajon".
XS
SM
MD
LG