Ndërlidhjet

Meksikë: Gripi mbyllë pjesë të ekonomisë


Meksika, vendi më së tepërmi i goditur nga gripi i derrave, po i mbyllë disa pjesë të ekonomisë gjatë pesë ditëve të ardhshme, me qëllim të ndaljes së përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Sipas planit, shërbimet joesenciale të qeverisë së Meksikës do të pezullohen, ndërsa teatrot dhe restorantet do të mbyllen.

Autoritetet e Meksikës kanë njoftuar për 160 vetë, që dyshohet se kanë vdekur nga gripi i derrave.

Në përmasa globale, rastet e kësaj sëmundjeje janë konfirmuar në 12 shtete, përfshirë Meksikën, Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë, Zvicrën, Austrinë, Holandën dhe Britaninë.
XS
SM
MD
LG