Ndërlidhjet

Prilli më vdekjeprurësi për irakianët, trupat e SHBA


Të dhënat tregojnë se prej shtatorit, prilli ishte muaji më vdekjeprurës për civilët irakianë dhe trupat amerikane në Irak.

Të paktën 355 irakianë, përfshirë afro 300 civilë, e humbën jetën nga dhuna në prill, thonë të dhënat e qeverisë irakiane.

Në prill raportohet se janë vrarë edhe 18 ushtarë amerikanë.

Zëdhënësi i ushtrisë së SHBA-ve, gjeneral majori David Perkins e fajësoi Al Kaidën për serinë e shpërthimeve në muajin prill.
XS
SM
MD
LG