Ndërlidhjet

Teheran: Numri i të vrarëve arriti në 26


Raportohet se numri i të vrarëve në përleshjen e javës së kaluar ndërmjet policisë iraniane dhe kryengritësve kurdë, në provincën perëndimore, Kermanshah, është shtuar në 26.

Një zyrtar lokal ka thënë se 18 policë dhe tetë anëtarë të një partie të kryengritësve kurdë, janë vrarë gjatë përleshjes më 24 prill, në Ravansar, afër kufirit me Irakun.

Televizioni shtetëror iranian, pat raportuar se janë vrarë 10 policë dhe 10 kryengritës.
XS
SM
MD
LG