Ndërlidhjet

Karzai kandidohet për mandat të ri


Presidenti afgan, Hamid Karzai, ka paraqitur kandidaturën për zgjedhjet e reja, të caktuara më 20 gusht.

Ai ka thënë se dëshiron që sërish të marrë pjesë në garën zgjedhore për të qenë në shërbim të popullit afgan, megjithëse ka pranuar se gjatë mandatit të deritashëm presidencial ka pasur disa gabime të caktuara.

Karzai do të angazhohet për mandatin e ri pesëvjeçar presidencial, ndërsa ende nuk është paraqitur asnjë kandidat serioz, i cili do të mund të vlerësohej si rival i tij.
XS
SM
MD
LG