Ndërlidhjet

OBSH: Mos ulet vigjilenca ndaj gripit të derrave


Organizata Botërore e Shëndetësisë i paralajmëroi vendet që të mos ulin vigjilencën ndaj gripit të derrave, pasi Meksika njoftoi se rreziku kulmor nga sëmundja ka kaluar.

Ministri i Shëndetësisë, Jose Angel Cordova tha se epidemia është "në fazën e rënies" dhe se zyrtarët do të vendosin sot nëse do të lejojnë rihapjen e zonave publike në Qytetin e Meksikës.

Por raste të reja të virusit H1N1, i cili është përzierje e viruseve të derrave, shpezëve dhe njeriut, ende po paraqiten në botë, siç ishte rasti i parë i konfirmuar në Amerikën Latine.

Margaret Chan, drejtore e OBSH-së tha se rënia e shkallës së vdekshmërisë nuk don të thotë se më e keqja ka kaluar. Chan i tha "Financial Times" se virusi mund të rikthehet me forcë më të madhe nga fundi i vitit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka identifikuar afro 985 infektime në 20 vende, dhe 26 vdekje të konfirmuara.
XS
SM
MD
LG