Ndërlidhjet

Clinton i anuloi takimet


Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton i ka anuluar sot takimet zyrtare për shkak të alergjisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Wood theksoi se Clinton nuk vuan nga gripi por nga alergjitë, dhe se do të kthehet në punë të martën.

Clinton duhej të takohet me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Carl Bildt, si dhe me homologun e saj nga Armenia, Eduard Nalbanian.

Të dy takimet janë shtyrë për të martën.
XS
SM
MD
LG