Ndërlidhjet

Turqi: U vranë së paku 44 dasmorë


Së paku 44 vetë janë vrarë nga sulmi i personave të armatosur kundër dasmorëve në pjesën juglindore të Truqisë.

Zyrtarët thanë se sulmuesit e maskuar depërtuan në një shtëpi në fshatin Bilge, mbrëmë vonë dhe gjuajtën garanata dhe hapën zjarr ndaj mysafirëve në dasmë.

Ndër të vrarit kishte fëmijë dhe gra.

Ministri i brendshëm, Besir Atalay, tha se duket se sulmi është pasojë e armiqësive ndërmjet familjeve.

Ai njoftoi se 8 vetë janë arrestuar.
XS
SM
MD
LG