Ndërlidhjet

Saakashvili: Situata në Gjeorgji nën kontroll


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili tha se situata në vend është nën kontroll pas asaj që zyrtarët e quajtën përpjekje për grusht shteti.

Saakashvili tha se komploti në një bazë ushtarake afër Tbilisit ishte incident “serioz”, por i izoluar.

Ai gjithashtu i bëri thirrje “fqiut verior” që të përmbahet nga provokimet, duke iu referuar pretendimeve të Gjeorgjisë për ndërhyrje të Rusisë.

Më herët, ministri i Mbrojtes, David Sikharulidze tha se kryengritësit kishin planifikuar t’i pengojnë ushtrimet e NATO-s, që fillojnë nesër në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG