Ndërlidhjet

Rast i dyshuar i virusit H1N1 në Kosovë


Autoritetet e shëndetësisë në Kosovë kanë njoftuar se rasti i vdekjes së një femre 27 vjeçare në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë konsiderohet si rast i dyshuar i infektimit me virusin e ri, që njihet me emrin “gripi i derrave”.

Zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Prishtinë kanë thënë se dy analizat e para kanë dalë negative, por është Organizata Botërore e Shëndetësisë ajo që duhet ta thotë fjalën e fundit dhe deri atëherë, ky rast do të trajtohet si i dyshuar i virusit H1N1.

Viktima është sjellë e sëmurë rëndë në Qendrën Klinike Universitare. Si rezultat, gjatë ditës është mbyllur edhe qendra emergjente për dezinfektim.
XS
SM
MD
LG