Ndërlidhjet

Gjeorgji: U arrestua një ish diplomat


Në Gjeorgji është arrestuar ish zyrtari i lartë i Departamentit të NATO-s në Ministrinë e jashtme, Vakhtang Maisaia. Ai ishte edhe diplomat në misionin e Gjeorgjisë në selinë e NATO-s në Bruksel.

Presidenti, Mikheil Saakashvili, tha se ish diplomati Maisaia, ishte rekrutuar para disa vitesh nga Shërbimi sekret i Rusisë dhe se ai i kishte shkaktuar “dëme serioze” Gjeorgjisë, gjatë luftës kundër Rusisë, në gusht të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme, Shota Utiashvili, tha se arrestimi i këtij ish diplomati, nuk kishte lidhshmëri me komplotin e zbuluar dje në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG