Ndërlidhjet

PE nuk votoi kundër piraterisë në internet


Parlamenti Evropian ka hedhur poshtë përpjekjen e përbashkët të qeverive të vendeve evropiane që të ndalohet shkarkimi ilegal i muzikës dhe filmave nga interneti.

Parlamenti ka marrë qëndrim që të mos vendosen masa reduktimi, të cilat do të mund të kufizonin të drejtat dhe liritë elementare të shfrytëzuesve, përderisa nuk është marrë një vendim ligjor.

Vendimi i Parlamentit Evropian ka bllokuar miratimin e pakos së gjerë për reformimimn e sektorit të telekomunikimit në vendet e BE-së, përfshirë edhe mbrojtjen e privatësisë.
XS
SM
MD
LG