Ndërlidhjet

Tbilisi: U liruan veprimtarët e opozitës


Autoritetet në Gjeorgji kanë liruar tre veprimtarë të opozitës, pasi burgosja e tyre ka shkaktuar përleshje të dhunshme gjatë natës ndërmjet policisë dhe protestuesve, që kërkonin dorëheqjen e presidentit, Mikheil Saakashvili.

Tre aktivistët ishin arrestuar para dy ditësh, të dyshuar se e kishin sulmuar një gazetar.

Prokurori i përgjithshëm tha se tre personat ishin liruar pas kërkesës së liderit të Kishës Ortodokse, i cili ka thënë se lirimi i të arrestuarve do t’i ulte tensionet.

Gjatë përleshjeve të së mërkurës, ishin plagosur afro 30 vetë.
XS
SM
MD
LG