Ndërlidhjet

Paola: Kosova stabile, por e ndjeshme në veri


Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, admirali Gjanpaolo di Paola,tha se “situata e përgjithshme në Kosovë është stabile, megjithqë ka rajone, të cilat janë më të ndjeshme se të tjera, siç është veriu i Kosovës”.

Pas takimit të shefave të shtatmadhorive të ushtrive të vendeve anëtare të aleancës, admirali Paola, ka theksuar se KFOR-i dhe EULEX-i “janë të aftë që ta mbajnë sigurinë e mjaftueshme, pa marrë parasysh disa rajone jo të qeta”.

Mëtutje ai njoftoi se procesi i formimit të Forcave të sigurisë së Kosovës, të cilit “i ndihmon NATO-ja”, po zhvillohet mirë.
XS
SM
MD
LG