Ndërlidhjet

Pakistani i sulmon talibanët


Ushtria e Pakistanit ka sulmuar sot me helikopterë pozicionet e talibanëve në Luginën Swat, që është nën kontrollin e militantëve,

Raportohet se luftimet kanë parandaluar civilët që të largohen nga ky territor. Gjatë ditëve të kaluara ka pasur një ekzod masiv të civilëve nga kjo pjesë e Pakistanit.

Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, ka tërhequr vërejtjen për emergjencë humanitare, duke thënë se nga luftimet mund të zhvendosen afro 500 mijë njerëz.

Ushtria e Pakistanit, dje tha se më se 140 militantë të dyshuar dhe së paku 7 anëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë gjatë përleshjeve.
XS
SM
MD
LG