Ndërlidhjet

Kabul: Hetimet thonë se u vranë civilët


Hetimet e përbashkëta nga ushtria e Afganistanit dhe ajo e Shteteve të Bashkuara, kanë konfirmuar se “një numër i civilëve” ishte vrarë në sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara kundër talibanëve në pjesën perëndimore të Afganistanit, në fillim të kësaj jave. Por, nuk jepet numri i civilëve të vrarë.

Ekipet hetuese thonë se nuk ishte e mundshme të përcaktohej me siguri se cilat nga viktimat ishin luftëtarë talibanë dhe cilat viktima ishin “jo luftëtarë” për shkak se “të gjithë të vrarët ishin varrosur”.

Dje, një zyrtar lokal në provincën Farah, tha se fshatarët kishin incizuar emrat e 147 civilëve, që ishin vrarë në operacionet ajrore dhe tokësore, të hënën dhe të martën.

Uashtria e Shteteve të Bashkuara ka hedhur poshtë të dhënat, duke thënë se numrat ishin “ekzagjeruar në masë të madhe”.
XS
SM
MD
LG