Ndërlidhjet

OBSH: 3440 të infektuar me grip


Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi sot se me gripin e ri, që përbëhet nga kombinimi i gripit të derrave, i shpezëve dhe gripi i njerëzve, janë të infektuar 3440 njerëz në 29 vende.

OBSH-ja, poashtu, tha se 45 njerëz kanë vdekur nga gripi në Meksikë, dy në Shtetet e Bashkuara dhe një në Kanada.

Drejtoresha e Përgjithshme e kësaj organizate, Margaret Chan, javën e kaluar e kishte rritur shkallën e nivelit të alarmit të kësaj sëmundjeje, duke tërhequr vërejtjen se ajo mund të shkaktojë epidemi.

Por, OBSH-ja tha se nuk është e domosdoshme që të bëhen kufizime të udhëtimeve ndërkombëtare, për shkak të sëmundjes.
XS
SM
MD
LG