Ndërlidhjet

Ftohen serbët të kthehen në Policinë e Kosovës


Drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti, u ka bërë thirrje policëve të suspenduar të komunitetit serb që të kthehen në punë, në të kundërtën atyre do t’u ndërpriten privilegjet e deritashme.
Ahmeti, nëpërmjet letrës dërguar pjesëtarëve serbë të policisië, të cilët pas shpalljes së pavarësisë kanë braktisur radhët e kësaj policie, ua ka bërë me dije se Policia e Kosovës është e vendosur që të respektojë afatet e caktuara nga Ministria e Brendshme e Kosovës, dhe nëse ato nuk respektohen, të gjithë ata që nuk e bëjnë këtë do pushohen nga marrëdhënia e punës.
XS
SM
MD
LG