Ndërlidhjet

Athinë: Sulmohen emigrantët, 14 të lënduar


Në përleshjet e ekstremistëve të djathtë dhe emigrantëve në Athinë janë lënduar 14 vetë, midis të cilëve nëntë pjestarë të rendit, kanë bërë të ditur burime policore në Greqi. Pesë emigrantë janë lënduar, pasi anëtarë të një organizate të djathtë neonaciste greke i kishin sulmuar me gurë për t’i dëbuar nga një ndërtesë në qendër të Athinës. Kundër sulmit ndaj emigrantëve kanë protestuar organizatat e majta dhe ato për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve.
XS
SM
MD
LG