Ndërlidhjet

Pakistan: Mijëra vetë ikën nga zona e luftimeve


Mijëra njerëz ikën sot nga lugina Swat në Pakistan, pasi autoritetet përkohësisht e pezulluan orën policore për t’u lejuar civilëve që të largohen nga luftimet ndërmjet ushtrisë dhe luftëtarëve talibanë.

Qindra mijëra njerëz tashm ë e kanë braktisur luginën, duke kërkuar strehim te të afërmit apo kampet e stërmbushura me refugjatë.

Zëdhënësi i armatës, gjeneral-majori Athar Abbas tha se deri 500 militantë janë vrarë prej fillimit të operacionit.

Ndërkohë, kreu i Komandës Qendrore amerikane, gjenerali David Petraeus i tha televizionit Fox News se kryengritja e talibanëve në Pakistan e ka nxitur vendin që të “luftojë për ekzistencë”.

Forcat e armatosura të Pakistanit e ndërmorën operacioni kundër talibanëve në veriperëndim të vendit, pasi dhuna e ekstremistëve nuk u ndal me kompromisin e qeverisë për vendosjen e ligjit të Sheriatit në zonën në fjalë.
XS
SM
MD
LG