Ndërlidhjet

Kabul: Piloti afgan i vrau 6 ushtarë të NATO-s


NATO-ja ka kumtuar se gjashtë pjesëtarë të saj janë vrarë sot nga të shtënat e një piloti afgan në Kabul.

Aleanca ende nuk ka njoftuar për kombësinë e ushtarëve të vrarë.

Më herët, ministria e mbrojtjes e Afganistanit, tha se një pilot afgan ka hapur zjarr kundër trupave të jashtme, pas një mospajtimi në aeroportin afër Kabulit.

Ministria tha se sulmuesi ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit. Sipas ministrisë, personi afgan ishte pilot veteran ushtarak.

Një zëdhënës i talibanëve e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, për të cilin tha se është bërë nga një person i inflitruar me uniformë ushtarake afgane.
XS
SM
MD
LG