Ndërlidhjet

Raportet: Paneta do të bëhet shef i Pentagonit, Petraeus i CIA-s


Mediat në Shtetet e Bashkuara sot raportojnë se drejtori i agjencisë CIA, Leon Paneta, do të bëhet sekretar amerikan i mbrojtjes, pas Robert Gejtsit, i cili tashmë ka thënë se nga ky post do të tërhiqet këtë vit.

Sipas këtyre raporteve, në të cilat citohen burime të paidentifikuara të administratës, shef i CIA-s do të jetë gjenerali Dejvid Petraeus, që aktualisht është komandant i operacioneve ushtarake në Afganistan.

Me gjasë, këto ndryshime do të bëhen këtë verë.
XS
SM
MD
LG