Ndërlidhjet

Xhimi Karter u largua nga Koreja Veriore


Ish presidenti amerikan, Xhimi Karter, dhe tre ish liderë evropianë, janë larguar nga Koreja Veriore, pas vizitës që kishte për qëllim uljen e tensioneve ndërmjet dy Koreve dhe shtyrjen e çështjes së çarmatimit atomik.

Ky grup, pas tri ditësh qëndrimi në Korenë Veriore komuniste, është nisur për në Korenë Jugore.

Ish presidenti Karter shoqërohet nga ish presidenti i Finlandës, Marti Ahtisari, ish kryeminsitri i Norvegjisë, Gro Harlem Brundtland, dhe ish presidentja e Irlandës, Meri Robinson.

Vizita e tyre në Phenian kishte për qëllim edhe vlerësimin e mungesave të ushqimit në Korenë Veriore.

Siç raporton agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë Veriore, KCNA, gjatë vizitës, të katër ish zyrtarët e lartë amerikanë dhe evropianë, u takuan me ministrin e jashtëm dhe me kryetarin e parlamentit, ndërsa nuk është përmendur ndonjë takim me liderin verikorean, Kim Jong-il.
XS
SM
MD
LG