Ndërlidhjet

Afganistan: U arrestua shefi i burgut nga i cili ikën talibanët


Raportohet se shefi i burgut afgan, nga i cili këtë javë kanë ikur qindra kryengritës talibanë, është arrrstuar. Pos shefit të burgut, Ghulam Dastgir, janë arrestuar edhe disa ndihmës të tij të afërt.

Është thënë se shefi i burgut në qytetin Kandahar, në jug të Afganistanit, është arrestuar pas një hetimi preliminar.

Afro 500 të burgosur, kryesisht luftëtarë talibanë, të hënën kanë ikur nga burgu, nëpër një tunel, që ishte gërryer me ndihmën nga jashtë.

Kjo ishte ikja e dytë masive nga ky burg gjatë tri viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG