Ndërlidhjet

Libia e kërcënuar nga kriza ushqimore



Libia do të përballet me krizë të rëndë ushqimore brenda dy muajsh nëse do të vazhdojë mosfurnizimi dhe nuk do të krijohen rrjete shpërndarje.

Programi Botëror i Ushqimit tha se Libia ka rezerva ushqimore të mjaftueshme për 45 deri në 60 ditë.

Aktualisht 600 mijë njerëz në Libi kanë nevojë për ndihma ushqimore. Largimi i 500 mijë punëtorëve të huaj, shumica e të cilëve ishin pjesë e industrisë ushqimore, e ka përkeqësuar gjendjen.
XS
SM
MD
LG