Ndërlidhjet

OKI: Kriza në Siri kërcënon rajonin



Organizata e Konferencës Islamike, e cila tubon 57 vende myslimane, e ftoi Sirinë të bëjë reforma demokratike dhe të pushojë së ushtruari dhunë kundër protestuesve .

"Ne shprehim shqetësime të thella për numrin e madh të të vrarëve dhe plagosurve gjatë trazirave në Siri", tha sekretari i përgjithshëm i organizatës, Ekmeledin Ihsanogllu pas takimit me shefin e diplomacisë siriane, Valid al-Moalem.

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se "Siria është prioriteti i parë i politikës së jashtme të vendit", dhe i bëri thirrje presidentit Bashar al-Asad të zbatojë reforma demokratike dhe përmbahet nga përdorimi i forcës.
XS
SM
MD
LG