Ndërlidhjet

Perëndimi kërkon të hetohen vrasjet në Siri



Vendet e Perëndimit kërkuan nga Këshilli i KB për të Drejtat e Njeriut që të hetohet shkelja së të drejtave të njeriut në Siri, duke theksuar se më shumë se 450 njerëz janë vrarë gjatë protestave, dhe disa raste mund të klasifikohen si krime kundër njerëzimit.

SHBA dhe BE kërkuan që KB të zhvillojnë hetime, dhe këmbëngulin që presidenti Bashar al-Asad t'u lejojë gazetarëve të huaj të ndjekin situatën në Siri, dhe të zbutë kufizimet e internetit.

Diplomatë nga Kina, Rusia, Nigeria dhe Pakistani thanë se çdo veprim i Këshillit për të Drejtat e Njeriut mund të interpretohet si ndërhyrje në punët e brendshme të Sirisë.

Ambasadori i Sirisë në OKB, Fejsal Habaz Hamui, ka thënë se këshilli me seli në Gjenevë është në konfuzion sepse "Siria vetëm mbrohet nga ekstremistët".
XS
SM
MD
LG