Ndërlidhjet

Shqipëri - Serbi, së shpejti me karta identiteti



Shtetasit e Shqipërisë dhe ata të Serbisë së shpejti do të lëvizin pa viza, madje dhe pa pasaporta, por vetëm me karta identiteti, thanë ministrat e brendshëm, Bujar Nishani dhe Ivica Daçiq, në forumin Rajonal të Ministrave të Brendshëm që u mbajt sot në Durrës.

Nishani bëri thirrje të mbështetet kërkesa e qeverisë shqiptare për lëvizje të lirë në shtetet ballkanike vetëm me karta identiteti.

Daçiq tha se dy vendet së shpejti do të nënshkruajmë marrëveshjen e ndërsjellë për heqjen e vizave mes dy vendeve, ku shtetasit të lëvizin vetëm me kartë identiteti.
XS
SM
MD
LG