Ndërlidhjet

BE-ja e dënon ekzekutimin e fëmijëve në Iran



Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian Ketrin Eshton e dënoi ekzekutimin publik të minorenëve në Iran dhe i bëri thirrje Teheranit të ndalë dënimin me vdekje.

"E dënoj ekzekutimin publik të djemve të rinj në Bandar Abas javën e kaluar. Të paktën dy prej tyre ishin nën 18 vjeç në kohën e krimeve të pretenduara", tha Eshton.

Ajo tha se ekzekutimet e tilla bien ndesh me obligimet e Iranit në marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat e fëmijëve.

Sipas agjencisë AFP, varjet e fundit e çuan në 101 numrin e ekzekutimeve në Iran gjatë këtij viti.
XS
SM
MD
LG