Ndërlidhjet

Gadafi bën thirrje për armëpushim



Udhëheqësi libian Muamar Gadafi është shprehur i hapur për të negociuar me vendet e NATO-s në mënyrë që t'i jepet fund sulmeve ajrore kundër forcave të tij.

Gjatë një fjalimi në televizionin libian Gadafi tha se forcat e tij janë të gatshme për armëpushim, por shtoi se të gjitha palët e përfshira në konflikt duhet t'i binden armëpushimit.

Sundimtari libian theksoi se nuk planifikon të largohet nga pushteti apo nga Libia dhe populli libian është në gjendje t'i zgjidhë vetë problemet nëse sulmet e NATO-s përfundojnë.

Forcat anti-qeveritare, që po mbështeten nga NATO-ja, po luftojnë kundër regjimit të Gadafit që nga mesi i muajit shkurt. Gadafi sundon në Libi prej 41 vjetësh.
XS
SM
MD
LG