Ndërlidhjet

Pjesëtari i dyshuar i Al Kaidës kishte lidhje edhe në Kosovë


Prokurorët gjerman kanë thënë se njëri nga të dyshuarit si anëtarë të Al Kaidës që u arrestuan në Gjermani është urdhëruar nga një përfaqësues i rëndësishëm i këtij grupi që të kryejë sulme në shtetin gjerman ndërsa lidhjet e tij qojnë edhe në Kosovë

Zëvendësi i Prokurorit Federal, Rainer Grisbaum iu ka thënë reporterëve në Berlin të shtunën se i dyshuari 29 vjeçar i identifikuar si Abdelakim El-K, “ishte urdhëruar nga një pjesëtarë i rëndësishëm i Al Kaidës në vitin 2010 që të kryej sulme në Gjermani”.

Grisbaum ka thënë se i dyshuari kishte nisur që të përgatisë eksplozive për sulmin por megjithatë një cak ende nuk ishte zgjedhur.

Udhëheqësi i Policisë Federale gjermane, Jërg Cirk ka thënë se Abdelakim El-K ka qenë duke jetuar ilegalisht në Gjermani nga nëntori i vitit 2010 dhe se ka pasur lidhje në Austri, Marok, Kosovë dhe Iran.
XS
SM
MD
LG