Ndërlidhjet

Irakianët do të paguajnë për torturat e Sadam Hyseinit


Ligjëvënësit irakian e kanë aprovuar sot shumën prej 450 milion dollarëve për t’iu paguar disa banorëve të SHBA-ve të cilët pretendojnë se janë abuzuar nga regjimi i Sadam Hysenit gjatë luftës së gjirit në vitin 1990 – 1991.

Pjesëtarët e një grupi parlamentar që janë lojal ndaj klerikut anti-amerikan, Moktada Al Sadr, kanë dalur jashtë nga parlamenti kur fillojë votimi.

Kabineti i kryeministrit, Nuri al Maliki, e kishte aprovuar planin e kompensimit në shtator pasi Bagdadi dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje që do t’i jepte fund viteve të betejave ligjore të amerikanëve që kanë thënë se janë torturuar apo janë përdorur si mburojë njerëzore që të pengojë sulmet e koalicionit gjatë pushtimit të Kuvajtit që i bëri regjimi i Sadam Hysenit.
XS
SM
MD
LG