Ndërlidhjet

TI: Shumë korrupsion me fondet e ndryshimeve klimatike


Organizata jo qeveritare, Transparency International, e cila monitoron korrupsionin në të gjithë botën, ka publikuar një raport që trajton nivelin e korrupsionit në veprimtarinë e luftës kundër ndryshimeve klimatike.

Raporti tregon se rreziqet e korrupsionit janë në nivele shumë të larta në arenën e ndryshimeve klimatike, pjesërisht për shkak të kompleksitetit dhe paqartësisë së temës dhe shumave tejët të mëdha që janë të përfshira në të.

Raporti konkludon se mekanizmat për të luftuar ndryshimet klimatike kanë nevojë që të fuqizohen dhe të bëhen më transparente për të reduktuar kështu rrezikun nga korrupsioni, veçanrisht në ato vende që janë më shumë të godituara nga këto ndryshime.

Raporti i Transparency International tregon se niveli i korrupsionit me fondet për ndryshimet klimatike është më i larti në Afganistan. I njejti raport vlerëson se shpenzimet sa i përket kësaj teme pritet të arrijë në 700 miliard dollarë deri në vitin 2020.
XS
SM
MD
LG