Ndërlidhjet

Topi përshëndet Obaman për asgjesimin e bin Ladenit



Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka përshëndetur asgjesimin e Osama bin Ladenit, duke e cilësuar si një nga fitoret më të mëdha në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Në mesazhin dërguar presidentit Obama homologu it ij shqiptar pasi e përgëzon për eliminimin e kreut të Al Kaidës theksohet "në të njëjtën kohë më bëri të ndihem krenar që vendi im është rreshtuar përkrah aleatit dhe mikut më të madh të Shqipërisë: Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendit, që besoi në luftën pa kompromis kundër së keqes, kundër terrorizmit duke mbrojtur parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë anembanë botës si dhe vendosjen e sigurisë, paqes dhe qëndrueshmërisë në të katër anët e globit".
XS
SM
MD
LG