Ndërlidhjet

Paneta: Al Kaida do përpiqet të hakmerret



Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, CIA, Leon Paneta, deklaroi se organizata terroriste Al Kaida "pothuaj me siguri" do të përpiqet të hakmerret për vrasjen e udhëheqësit të saj, Osama bin Laden.

"Megjithëse bin Ladeni është i vdekur, Al Kaida nuk është. Terroristët me siguri do të përpiqen t'ia marrin hakun, ndaj duhet të jemi syçelë dhe të vendosur", tha Paneta.

Një ekip i vogël i forcave speciale të marinës amerikane sulmoi të dielën vilën luksoze në pushimoren pakistaneze Abotabad, dhe pas 40 minuta shkëmbim zjarri vrau bin Ladenin, një djalë të tij, dy persona të tjerë dhe një grua për të cilën besohet se njëri nga të vrarët e shfrytëzonte si mburojë të gjallë.

Aksionin e kryen dy helikopterë amerikanë, të cilët mbërritën në vendin e ngjarjes ndërmjet orës 1.30 dhe 2.00 të mëgjesit sipas kohës lokale.
XS
SM
MD
LG