Ndërlidhjet

Obama: Bota është më e mirë pa bin Ladenin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha sot se bota është një vend më i mirë pas vdekjes së liderët të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Duke folur në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, Obama tha se kjo ishte ditë e mirë për vendin, dhe se Shtetet e Bashkuara e mbajtën zotimin që drejtësia të shkojë në vend.

"Sot na përkujtohet se nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë si komb kur punojmë së bashku, dhe kur e kujtojmë ndjenjën e unitetit që na përkufizon si amerikanë", tha Obama.
XS
SM
MD
LG