Ndërlidhjet

Obama kërkon vazhdim të unitetit kombëtar


Presidenti amerikan, Barak Obama, u ka bërë thirrje ligjvënësve, që të vazhdojnë në frymën e unitetit kombëtar, pas vrasjes së Osama bin Ladenit.

Në një darkë për liderët e Kongresit, mbrëmë vonë, presidenti Obama tha se vendi po e përjeton të njejtin lloj të bashkimit, që kishte ndodhur pas sulmeve terroriste më 11 shtator 2001.

“Mendoj se ne përjetuam ndjenjën e njejtë të unitetit, që mbizotëroi më 11 shtator. Ne u përkujtuam prapë se ekziston krenaria për atë që ky vend qëndron dhe çka mund të arrihet nëse shkojmë më thellë se sa është partia, shumë më thellë se në politikë”, tha Barak Obama.

Nga ana tjetër, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, ka kërkuar nga shtetet, që t’i intensifikojnë përpjekjet për ta luftuar terrorizmin dhe i ka përkujtuar “sulmet e urryera terroriste” të kryera nga rrjeti al-Kaida, në gjithë botën.

Kina tha se vrasja e bin Ladenit është “ngjarje madhore” në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG