Ndërlidhjet

Zardari: Vrasja e bin Ladenit nuk ishte operacion i përbashkët


Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, tha se vrasja e Osama bin Ladenit, nga forcat e Shteteve të Bashkuara, nuk ishte operacion i përbashkët me Pakistanin.

Në një shkrim në të përditshmen, Uashington Post, zoti Zardari, poashtu, thekson se vend ndodhja e liderit të al-Kaidës, nuk ishte e njohur për autoritetet e Pakistanit.

Mëtutje, presidenti pakistanez shkruan se megjithqë ky nuk ishte operacion i përbashkët, “një dekadë e bashkëpunimit dhe e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit, ka çuar në eliminimin e Osama bin Ladenit, që ishte kërcënim i vazhdueshëm për botën e civilizuar”.
XS
SM
MD
LG